Elbasan/ Shkolla e Treganit nuk do të hapet për nxënësit më 14 Shtator

0
371
shkolla Tregan,elbasaniflash.al

Nxënësit e 5 fshatrave në njësinë administrative Tregan në bashkinë e Elbasanit do ta nisin vitin e ri shkollor jo në shkollën e tyre , por 5 km më larg në shkollën e fshatit Kuqan.

Shkolla 9-vjecare “Jonuz Çarçiu” në Tregan u cilësua jo funksionale nga komisioni i verifikimit pas tërmetit që përfshiu vendin nëntorin e kaluar. Që nga ajo kohë shkollës iu vu dryni dhe nxënësit pavarësisht moshës u dërguan në turnin e dytë në shkollën e fshatit tjetër.

Ndonëse ka kaluar 10-të muaj nga ajo kohë asnjë masë nuk është marrë. Prindër dhe gjyshër shgprehen të shqetësuar për nisjen e vitit të ri shkollor. Për ta është e pamundur që vecanërisht fëmijët e arsimit fillor të dërgohen të vetëm në një fshat tjetër në turnin e dytë, pasi është e rrezikshme, por dhe jo efektive për ta.
Ndonëse me sy të lirë nuk duken dëme të mëdha, autoritetet mendojnë të kundërtën. Vetë banorët kanë dyshime për mbylljen e shkollës, ndaj kërkojnë hapjen e saj.

Drejtorja e ZVA Elbasan Anila Çota shprehet se pavarësisht lobimit për ndërtimin e shkollës së re, nxënësit edhe këtë vit do tu duhet të ndjekin mësim në turnin e dytë në dy shkollat e fshatit Kuqan në atë 9-të vjecare dhe të mesme.

I pyetur për mos hapjen e shkollës së Treganit, kryebashkiaku Llatja shpjegon se bashkia ka bërë gati projektin , por nuk ka marrë asnjë financim nga qeveria, ndonëse e ka dërguar disa herë. Për këtë shprehet kryebashkiaku është parë mundësia e financimit nga një organizatë joqeveritare.

Në kohë kovidi nxënësit e Treganit do ta kenë më të vështirë të ruajnë distancën , por të respektojnë dhe kushtet anti-kovid sa kohë që do të udhëtojnë me autobuz për të zhvilluar mësim pasdite.