Elbasan, shkon në 103 numri i të infektuarve me Covid-19

0
237

Teksa numri I të infektuarve me koronavirus në qarkun e Elbasanit vijon të rritet çdo ditë me raste të reja kjo nuk duket se I ka “trembur” qytetarët të cilët vijojnë të thyejnë rregullat e distancimit social dhe po ashtu të mos lëvizin me maska mbrojtëse.

Interesi I qytetarëve për të blerë maska ka rënë dhe kjo konfirmohet edhe nga farmacistët të cilët shprehen se kërkesat ishin më të larta gjatë karantinës sasa tani që Covid-19 është përhapur gjërësisht.

Aktualishtt në qarkun e Elbasanit janë  103 raste active me covid-19 nga të cilët  4 personel mjeksor në spitalin rajonal “Xhaferr Kongoli” ,dhe po ashtu të infektuar ka edhe në rradhët e Drejtorisë së burgut të Peqinit si dhe institucione private.

Po ashtu harta e qyteteve të prekur është zgjeruar me Librazhdin, Prrenjasin, Peqinin, Gramshin. Deri më tani vetëm bashkia e Cerrikut nuk ka raste të konfirmuara me Covid-19.

Fatkeqësisht nga koronavirus kanë humbur jetën 9 qytetarë në rang qarku.

Ndërkohë vijon apeli per distancimin social dhe mbajtjen e maskave. /Elbasaniflash.al