Elbasan/ Shoferët në Elbasan bëjnë kërdinë me shpejtësinë tej normave. Policia gjobit në total 4000 shoferë për dy javë

0
2

📍Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore 🚔.

Janë ushtruar kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur pajisjet teknologjike, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që paraqesin rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

✅Në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL” për evidentimin e drejtuesve të mjeteve, që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit/në gjendje të dehur:
🔹️janë arrestuar 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
🔹️janë ndëshkuar administrativisht 85 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

✅Gjithashtu, gjatë 2 javëve të muajit shkurt, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, janë ndëshkuar në total 4081 drejtues mjetesh, konkretisht:

🔹️Janë ndëshkuar 862 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;

🔹️Janë ndëshkuar 620 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

🔹️Janë ndëshkuar 430 drejtues mjetesh për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

🔹️Janë ndëshkuar 109 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

🔹️Janë ndëshkuar 1120 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;

🔹️Janë ndëshkuar 320 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

🔹️Janë ndëshkuar 620 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e DVP Elbasan apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.