Policia e Elbasanit bën me dije se është duke vijua punën për kapjen e autorit të aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në qendër të qytetit të Elbasanit ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 57 vjeçar banues në Elbasan.
Elbasan
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij
Elbasaniflash.al