Elbasan/ Shteti ka harruar Byshekun turistik

0
130

Fshati turistik i Byshekut ndodhet vetëm 4 km larg qytetit të Elbasanit. Mes gjelbërimit dhe ujit të ftohtë kjo zonë tërheq turistë të shumtë. Ata shprehin keqardhjen se fshati është lënë në harrese dhe nuk po investohet.

Mes gjelbërimit dhe ujit të ftohtë fshati turistik i Byshekut ndodhet vetëm 4 km larg Elbasanit.

Aty gjendet rrapet disashekullorë nën hijen e të cilëve vizitorë të shumtë zgjedhin të kalojnë ditët e nxehta të verës.Pavarësisht qetësisë e bukurive natyrore Bysheku vuan mungesën e vëmendjes së instucioneve shtetërore.Turistët, mes tyre frekuentues të rregullt të kësaj zone, shprehin keqardhjen për lënien në harresë të Byshekut.Do të doja të ishte diçka më me vlera më e mirëmbajtur, më e rregulluar. Nuk është bërë aq sa duhet. Nuk është dhënë një rëndësi e veçantë.”

Shtrimi i rrugës me asfalt është i vetmi investim që është bërë së fundmi nga bashkia.

“Për të zvogëluar distancën dhe të kemi një numër pushuesish më të madh.”

Bysheku është përfshirë në projektin zhvillimor “100 fshatrat” por duket se zhvillimi i kësaj zone turistike është ende larg.