Tregu agroushqimor në Elbasan, tregon gjendjen që po kalon qyteti! Blerësit kryesisht pensionistë ankohen për cmimet, ndërsa tregtarët për boshatisjen e qytetit.
Blerësit janë kryesisht të moshuar dhe të paktë. Pamja e tregut agroushqimor të Elbasanit, tregon gjendjen që po kalon qyteti.
‘Iku fuqia blerëse, pleqtë hanë gjë?!” thotë një tregtar.
Të rinjtë kanë ikur dhe pensionistët thonë se po jetojnë në pamundësi.
Blejnë me kokrra e jo me kilogramë, por prapë tregojnë se nuk i marrin dot të gjitha që duan.
“80 mijë lekë që marr unë pension?! Ku të vete!”
Është koha e prodhimit vendas, por çmimet e fruta perimeve të stinës i konsiderojnë ende të larta.
“Fshatari shkretë prodhon por gjë nuk fiton. Ka humbje”
Edhe tregtarët flasin për ditë të vështira.
“Më shumë hidhet sesa blihet”
Rënia e fuqisë blerëse për ta do të thotë faliment
Tavolinat bosh që po shtohen janë dëshmi.