Elbasan/ Sorollaten dhe presin me orë në diell për ndihmën ekonomike, prej 3 muajsh nuk kanë marrë lekët

0
209

Temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë bërë që njerëzit të evitojnë daljet nga shtëpia, por disa qytetarë ne Elbasan janë të detyruar të rrinë disa ore ne diell, për të marrë ndihmën ekonomike.

Dhjetëra persona qëndrojnë në radhë, para zyrës shtetërore.

Disa prej tyre kanë deri në 3 muaj që nuk kanë mundur te tërheqin paratë.

“Kemi kërkuar, por nuk po na japin. Na thonë ejani në orën 12:00 për t’u regjistruar, pastaj thotë në orën 14:00,” thotë qytetari.Kemi 2 muaj që sorollatemi kështu,” thotë qytetarja.

Kam 3 muaj që vij dhe ik këtu, s’kam mbaruar punë akoma,” thotë qytetarja.

Pagesa edhe pse modeste, është i vetmi burim të ardhurash, por as atë s’po e marrin dot.

“Me atë do paguajmë dritat dhe të gjitha shërbimet, ato nuk na dalin, me 20 mijë lekë çfarë të paguajmë,” thotë qytetari.

“E nevojshme se ne me ndihmën ekonomike hamë bukë,” thotë qytetarja.

Ende nuk dihet arsyeja e vonesës së shpërndarjes së ndihmës ekonomike në Elbasan. Familjet e përfshira në këtë skemë kërkojnë një zgjidhje.