ELBASAN / SPAK kontrolle kandidatit të PS, Luan Duzha

0
2

SPAK ka bërë kontroll në banesën e kandidatit për deputet të PS-së, Luan Duzha, pasi dyshohet se është përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 11 Majit.

Fillimisht oficerët e BKH, i kanë sekuestruar telefonin Duzhës, sipas Ora News, por pas këqyrjes së tij, i janë drejtuar me një tjetër kërkesë gjykatës, duke kërkuar lejimin e kontrollit të banesës së zyrtarit të PS-së në Elbasan.

Kontrolli i banesës është kryer nga oficerët e BKH, të cilët në këtë aksion janë shoqëruar dhe nga dy patrulla policie në policinë e Elbasanit.

Ende nuk dihet me saktësi se çfarë kanë gjetur në banesë, por verifikimet ndaj këtij rasti janë në veprim e sipër.

Janë sekuestruar 200 mijë euro cash në një banesë, por nuk dihet me saktësi nëse janë gjetur në shtëpinë e Luan Duzhës apo në një banesë tjetër.

Në këtë kuadër, një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilloi një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Kreshnik Ajazi.

Takimi u fokusua në shkëmbimin e informacioneve operacionale, shqyrtimin e ecurisë së çështjeve penale të hapura dhe analizimin e praktikave hetimore që po ndiqen për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të përfshirë në manipulime zgjedhore.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po hetohen disa raste konkrete që lidhen me blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës si dhe përfshirje të personave me precedent penal në fushatat elektorale si dhe që është bërë kontroll në banesën e një deputeti socialist të Elbasanit.

Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e një biznesmeni, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash si edhe dy telefona celularë.

Lapsi.al