Elbasan/ Tentuan të vidhnin marketin në Katund të Ri, arrestohen nga policia dy të rinjtë!

0
271

Elbasan Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Elbasan, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Vihen në pranga 2 vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një market në Elbasan. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po tentonin të vidhnin në një market në fshatin Katund i Ri, në Elbasan, u organizua dhe u finalizua më sukses operacioni policor i koduar “Shëtitësit”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. K., 30 vjeç dhe I. K., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Zdrajsh, Librazhd.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, në tentativë për të vjedhur në marketin në pronësi të shtetasit R. S., në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të një vjedhjeje tjetër të ndodhur më parë, konkretisht: Më datë 17.06.2022, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, kanë vjedhur me thyerje në mjetin e shtetasit M. P., një karrocë për fëmijë dhe disa sende të tjera. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që këta shtetas përdornin për të kryer vjedhjet (një troko dhe një trapan).

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”./Elbasani flash