Për të shitur produktet e tyre banorët e fshatit Bishqem perballen me rrezikun çdo herë që dalin në tregun provizor të caktuar nga vetë ata.
Shitja e produkteve bëhet vetëm pak centimetra nga rruga çka bën që si tregëtarët ashtu edhe drejtusit e mjeteve të jenë të rrezikuar sa herë që ata dalin për të tregëtuar. Lapidarët këtu janë dëshmi e jetëve të humbura nga aksidente të ndodhura ndër vite pasi ky treg ndodhet anës aksit Elbasan – Peqin.
Banorët shprehen se ndjehen të rrezikuar por kjo është e vetmja zgjidhje që kanë për të shitur prodhimet e tyre.
Shqetësuese veç rrezikut të vetë jetës së tregëtarëve është fakti se produktet shiten pa asnje kusht higjeno-sanitarë dhe te ekspozuara ndaj kushteve atmosfetike duke rrezikuar edhe shëndetin e konsumatorëve.
Ndërkohë që nga ana e saj bashkia e Peqinit thotë se atyre iu është vendosur një ambient I përshtatshëm në dispozicion për të tregëtuar por që refuzohet nga tregëtarët për shkak se është shumë larg nga fshati.
Elbasaniflash.al