Disa turistë vendas mbetën të bllokuar në Labinot Mal, mes tyre edhe katër fëmijë
Të Dielën rreth orës 23.00, është telefonuar prej një grupi turistësh se ata ndodheshin në vështirësi serioze dhe të bllokuar nga dëbora në rrugen rurale Elbasan-Labinot Mal, në fshatin Guri Zi Elbasan.Aty ata kishin mbetur të bllokuar nga dëbora me automjetet e tyre dhe nuk mundeshin të qarkullonin për ty kthyer në Elbasan.Në këtë situatë njoftuan Emergjencat civile pranë Prefektures Elbasan dhe nga ana e tyre u dërgua një Fadromë, për hapjen e rrugës. Në orën 01:20 u bë e mundur hapja e rrugës së mbuluar nga rreth 30 cm dëborë ku ndodheshin të bllokuara 8 automjete me rreth 20 persona, nga këta 4 të mitur, nuk patën probleme shëndetësore.