Elbasan/ U kapën në shkelje, procedohen disa persona

0
3

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. S., 18 vjeç, R. M., 19 vjeçe, M. V., 21 vjeç dhe E. B., 19 vjeçe. Në fshatin Labinot, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin tip “Toyota”, që drejtohej nga shtetasi M. V., me pasagjerë shtetasit S. S., R. M. dhe E. B., dhe nga kontrolli fizik, shtetasve S. S. dhe R. M. iu gjet sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis sativa, ndërsa shtetasit M. V. dhe E. B. dyshohet se kanë pasur dijeni për këtë lëndë, por nuk e kanë kallëzuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. H., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
-A. P., 34 vjeçe, pasi në vendin e quajtur “Ura e Zaranikës”, automjeti që ajo drejtonte ka aksidentuar një 14-vjeçar, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 42 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit një 45-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe kërcënuar shtetasin H. T., 63 vjeç, për motive pronësie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.