Elbasan, u vendosën për festat, lodrat në rrugë rrezikojnë fëmijët

0
267

Në qendrën e qytetit të Elbasanit, zbukurime dhe lodra të ndryshme për fëmijë kanë ndryshuar atmosferën e qytetit. E ndërsa në mbrëmje kjo atmosferë përveçse e bukur është edhe e sigurt, pasi nuk ka qarkullim automjetesh, nuk mund të themi të njëjtën gjë për orët e ditës.

Gjatë ditës, automjetet lëvizin përgjatë bulevardit, ku siç mund të shikohen edhe nga pamjet, disa prej lodrave të vendosura, janë stacionuar në rrugë me automjete. Këto lodra nuk i ndan asgjë nga mjete që lëvizin me një fluks jo të vogël në qendrën e qytetit.

Policia rrugore, ajo bashkiake dhe asnjë nga institucionet përgjegjëse që ka dhënë leje për vendosjen e këtyre lodrave nuk është kujdesur për të ofruar siguri minimale për fëmijët teksa frekuentojnë lodrat. Urojmë që të merren masa sa me shpejt përpara se të jetë vonë.

A2

Ardit Murataj