Elbasan/ Ushtronte presion ndaj nxënësve dhe kërcënoi prindin se do i hidhte benzinë, pezullohet nga detyra mësuesi

0
64

Policia e Elbasanit ka dalë dje me një njoftim zyrtar për rastin e një mësuesi të shkollës 9-vjeçare të Jagodinës , fshat i bashkisë Elbasan i cili dyshohet se ka kanosur shtetasin Ismail Kasa, pasi pretendon se ky i fundit i ka prishur imazhin  mësuesit. Konflikti mes mësuesit dhe prindit ka ndodhur pasi mësuesi pretendojnë se sillej jo profesionalisht me nxënësit në klasë duke ushtruar ndaj tyre presion psikologjik të vazhdueshëm.

Ndërkohë pas këtij konflikti ZVAP  Elbasan pezulloi nga detyra mësuesin sepse të gjithë prindërit  gjatë një mbledhje në shkollën e Jagodinës   shfaqën  ankesa për mënyrën se si mësuesi Erion Kushi sillej në klasë.Disa muaj më parë mësuesi ,Erion Kushi ,34-vjeç u transferua  nga një një shkollë tjetër në Jakodinë për të njëjtat shkaqe ..