Rreth 3000 doza vaksinash kanë mbërritur në qarkun e Elbasanit ku fillimisht perfitues kanë qenë mjekët dhe infermierët në qendrat shëndetësore dhe ato spitalore. Drejtoria e Kujdesit shëndetësor parësor në Elbasan informon se aktualisht ka përfunduar vaksinimi ne bashkinë e Gramshit dhe Peqinit. Përsa i përket vaksinimit masiv të popullatës për kategoritë që e përfitojnë ende nuk ka një afat se kur vaksinat mund të vijnë per ta.
Ky fakt konfirmohet edhe nga qytetarët të cilët shprehen se janë në pritje por deri më tani nuk kanë asnjë informacion se kur do te vijnë vaksinat.
Çdokush që është në moshë mbi 65 vjet e që ka probleme shëndetësore, gratë shtatzëna etj përfitojnë nga vaksinimi falas,por që vaksina të funksionojë dhe të kryej mbrojtjen duhet aplikuar 2-3 javë përpara pikut të gripit gjë që deri me tani nuk ka ndodhur./elbasaniflash.al