Elbasan/ Vidhte pjesë automjetesh,arrestohet nga policia 29-vjeçari

0
236

Elbasan

Vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra, dhe i shiste ato, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë po për vjedhje.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.

29-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë , ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së kallëzimeve, për vjedhjen e pjesëve (pasqyrave) të disa automjeteve të parkuara, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të këtyre rasteve.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Pasqyrat”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi rezultoi se kishte vjedhur pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara, në lagjen “Kala”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Elbasani flash