Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

0
2077

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen M. D., 43-vjeçe, pasi dyshohet se brenda një kolektori të Ujësjellësit, Elbasan, në lagjen “5-Maji”, ka dëmtuar disa tuba të ujit të pijshëm.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Ç., 42 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 20 vjeç, banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta (pistoletë lodër dhe shkop metalik), një shtetas 38 vjeç. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.