Elbasan/ Vihen në pranga 3 drejtues mjetesh.

0
389

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për krime kundër personit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit: -G. B., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin H. S.

Si pasojë është dëmtuar 25-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën; -L. D., 42 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin P. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi K. D., të cilët ndodhen në spitalin e Librazhdit, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është dëmtuar shtetasja E. T., pasagjere në mjetin tip “Citroen”, e cila pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Librazhdit, u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. -B. S., 52 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin L. M., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit: -P. F., 58 vjeç dhe P. Xh., 49 vjeçe, banues në lagjen “Sporti 2”, Gramsh, pasi kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin; -A. H., 46 vjeç, banues në fshatin Bicaj, Peqin, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin A. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./elbasani flash