Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

0
187

DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin M. S., 62 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 31.01.2024, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 24 vjeç, banues në fshatin Kuturman, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. A., 52 vjeçe (nëna e shtetasit E. A.), pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së shtetasit E. A.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. C., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga keta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-B. S., 65 vjeç, banues në fshatin Pajovë, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin D. Ç., 33 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekim në spital, është larguar në banesë;

-V. Ç., 21 vjeç, banues në Prrenjas, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. I., 29 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Si pasojë e aksidentit u lënduan lehtë 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. I., të cilët pasi morën mjekim në spital, u laguan në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. T., 54 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi ka hapur llogari false në rrjetet sociale, duke keqpërdorur të dhënat e një 40-vjeçarjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-G. T., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka kanosur me fjalë dhe me sende të forta (gurë), një 46-vjeçar, për motive të dobëta;

-A. Z., 22 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka goditur me grushte një 21-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.