Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

0
163

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke kryer punime për ndërtimin e katit të dytë të banesës së tij, pa leje nga organet kompetente.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në ambientet e servisit të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Gj., 61 vjeçe, banuese në Librazhd, pasi në rrethimin e jashtëm të banesës së saj, u konstatuan punime ndërtimi të kryera pa leje nga organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.