Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin K. D., 19 vjeç, banues në fshatin Selitë, Cërrik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Hetimit të Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit: -F. M., 66 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime në një objekt, pa lejen përkatëse.
Gjithashtu është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes edhe për shtetasen E. K. -F. H., 57 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, pasi dyshohet se në fshatin Mukaj, Gramsh, në vendin e quajtur “Ahishtja e Haxhiajve”, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke të mbuluar me bimësi të egër.
\Në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka berë kallëzim shtetasi A. V., 42 vjeç, banues në Librazhd, se është larguar nga banesa vëllai e tij, shtetasi B. V., 30 vjeç.
Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./elbasani flash