Elbasan/Vijojnë kontrolle dhe punë informative, për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

0
2
Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan:
✅arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Rr., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për vjedhje.
Ai u arrestua nga Policia, më datë 05.11.2025, pasi në bashkëpunim me shtetasin O. B., vodhën pajisje në një lokal;
✅ndaluan në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, shtetasin e shpallur në kërkim, S. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur.
-Ndërkaq, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
M. V., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka fyer dhe ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, një 43-vjecar;
L. Gj., 35 vjeç, pasi dyshohet ka dëmtuar rrethimin e një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit me të cilin ka konflikt për motive pronësie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.