Elbasan/ Vijojnë problemet me furnizimin me ujë

0
151

Furnizimi me ujë të pijshëm vijon të mbetet një problem për qytetarët e Elbasanit. Por sipas Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve edhe pse gjatë stinës së verës ka problematika të shtuara me furnizimin me ujë sërisht situate është nën menaxhim. Sipas drejtorit të UKE Elbasan aktualisht nuk ka problem me furmizimin pasi uji vijon të shkojë më orarë tek shtëpitë e qytetarëve.

Sa i takon shkëlësve të ligjit Aurel Kaja thotë se janë bërë verifikimet dhe aktualisht vijon puna në terren për të gjitha rastet abuzive ,për të bërë të mundur identifikimin e tyre dhe marrjen e masave.

Kaja shton se janë planifikuar disa projekte për të ndërhyrë dhe investuar në disa nga lagjet më problematike për furnizimin me ujë por investimi ka filluar vetëm në një pjesë të lagjes Skëndërbej. Në projekt për tu investuar janë edhe lagjja Emin Matraxhiu , 5 Maji,11 Nëntori.