Periferia e Elbasanit vuan mungesën e investimeve. Në zonën e Kodër Krastës, një rrugë disa qindra metra është kthyer në shqetësim për banorët. Në verë thonë se i mbyt pluhuri ndërsa në dimër, balta.
Në rrugën “Ali Cungu” në zonën e Kodër Krastës në Elbasan gropat janë dëshmi se këtu nuk është investuar kurrë .“Kështu ka qenë që kur kam ardhur prej 30 vitesh. Na thonë do të bëjmë por asgjë. Ankohu po deshe tek kryetari i bashkisë?! Na thonë nuk ka fonde” thonë banorët.
Në rrugë mbizotëron pluhuri dhe në dimër zonën e mbulon uji e balta.
Duket sikur është një aks për aventurierët të apasionuar pas ecjes në terrene të vështira por për këta banorë është sfidë e përditshme.
“Kjo pjesë përmbytet. Dalin ujrat e zeza. Shumë nga këto banesa i ka përmbytur e mbushur me baltë”
Ndryshimi i kësaj gjendje është kërkesa kryesore që u kanë bërë deputetëve e kryebashkiakut që i kanë dhënë votën.
Por premtimet thonë se janë harruar pas numërimit të votave.
Nuk është më shumë se 1 kilometër rrugë, por duket se dita që kjo pamje do të ndryshojë për banorët duket e largët
Ora news