Elbasan/ Vodhën një motor dhe një karrocë fëmijësh, dy në pranga

0
73

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se dy ditë më parë grabitën një motor dhe një karrocë për fëmijë të vegjël.

Vodhën një motomjet dhe një karrocë për fëmijë, 2 ditë më parë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Të 2 të arrestuarit, të dënuar më parë për plagosje të rëndë/prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Gjenden dhe sekuestrohen motomjeti dhe karroca.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të dy kallëzimeve, për 2 raste të vjedhjes, në lagjen “5 Maji”, është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, shtetasve:

– B. K., 28 vjeç dhe E. S., 35 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 15.10.2024, në lagjen “5 Maji”, kanë vjedhur:

-1 motomjet, të cilin më pas e ka fshehur shtetasi E. S.;

-një karrocë për fëmijë në një automjet, pasi kanë thyer xhamin e automjetit.

Motomjeti dhe karroca u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.