Elbasan/ Vodhi materialet në firmën ku punonte dhe bëri kallzim të rremë në polici. Arrestohet

0
68

Elbasan

Vodhi një sasi bakëri në uzinën mekanike që administronte dhe bëri denoncim të rremë në Polici se shtetas të paidentifikuar kishin kryer vjedhjen, Policia vë në pranga 41-vjeçarin.

Sekuestrohen 115 kilogramë bakër që pas vjedhjes e kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve.

Menjëherë pas njoftimit nga administratori i një uzine mekanike në Bradashesh, se në kabinën elektrike të këij subjekti, ishte vjedhur një sasi bakri, Komisariati i Policisë Elbasan kreu të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Nga hetimet dyshohet se autor i vjedhjes së sasisë së bakrit është administratori i uzinës, shtetasi A. R., 41 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka telefonuar Policinë, për të njoftuar për vjedhjen nga shtetas të paidentifikuar, me qëllim fshehjen e të vërtetës.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin u vu në pranga shtetasi A. R., si dhe u sekuestruan 115 kilogramë bakër që ai pas vjedhjes, i kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.