Elbasan/ Vodhi në dy supermarkete të qytetit, shpallet në kërkim i riu

0
147

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 29 vjeç, pasi dyshohet se më datë 16.09.2024 dhe 19.09.2024 ka vjedhur produkte me vlerë 14 000 lekë, në 2 supermarkete në lagjet “Syrja Dylgjeri” dhe “Partizani. Vijon puna për kapjen e 29-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.