
Një person 23-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë, pranë varrezave të qytetit.
Burime nga policia bëjnë me dije se një person i moshës 23-vjeçare është gjetur nga kalimtarë me plagë të rënda si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
(Foto ilustruese)
Elbasaniflash.al
