Elbasan/ Vuri muzikë pas orës policore ,gjobitet pronari i lokalit në Mirakë

0
295

Librazhd

U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje ndëshkohet me masë administrative, pronari i lokalit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në fshatin Mirakë, Librazhd, në lokalin në pronësi të shtetasit A.T., vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Elbasani flash