Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët në Elbasan këtë të mërkurë (2 shtator).
Flakët kanë përfshirë një fushë pas varrezave të qytetit pranë lagjes “Elmin Matraxhiu”.
Fatmirësisht dëmet nuk kanë qenë të shumta ndërkohë që zjarrëfikësja ka bërë të mundur shuarjen e tyre.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri.
(Foto ilustruese)