Elbasanasit nuk “duan” më mësuesinë ,preferojnë të bëhen infermierë

0
218
universiteti i Elbasanit,elbasaniflash.al

Teksa është drejtë përfundimit edhe faza e dytë e regjistrimeve në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë bërë 1280 regjistrime nga 2826 kuota të lira . Siç është bërë trend vitet e fundit maturantët preferojnë të vazhdojnë studimet e Bachelor-it në degët e Infermierisë,Ekonomisë  dhe Edukimit fizik.

Maturantët e  Elbasanasit të cilët ndër vite kanë zgjedhur degën e mësuesisë si vijimësi të “traditës” duket se po heqin dorë nga ajo për të shkuar drejtë degëve që sigurojnë punësim. Zv. Rektori I universitetit të Elbasanit pohon se ka një rënie të numrit të studentëve që zgjedhin kryesisht degët e mësuesisë ,fajin për këtë sipas tij e ka kriteri I mesatares vendosur nga Ministria e Arsimit si dhe vitet e gjata të studimit.

Pas përfundimit të fazes së dytë do të hapen aplikimet edhe për fazën e 3-të të regjistrimeve për të dhenë edhe një shifër përfundimtare se sa është numri I studentëve të regjistruar.Nga ana tjetër duke iu përshtatur kushteve të Covid-19 ,zv.rektori shprehet se janë marrë të gjitha masat që të përshtaten sallat për studentët që do të ulen në auditore në datë 2 Nëntor.

Zyrtarisht universiteti I Elbasanit konfirmon se janë mbyllur dy programe studimi për këtë vit të cilët për një periudhe dy vjeçare nuk kanë pasur asnjë regjitrim. Edhe pse nga universiteti nuk pranohet zyrtarisht vërehet një ulje e numrit të maturantëve që zgjedhin të sudiojnë në universitetin e Elbasanit./elbasaniflash.al