Elbasan,fillimi i shkollës pritet me dyshime nga prindërit

0
229
Për pak ditë pritet të fillojë sezoni i ri shkollor dhe aktualisht prindërit elbasanas janë duke u pergatitur për dërgimin e fëmijëve të tyre në shkollat përkatëse.
Të pyetur se çfarë mendojnë per rikthimin në shkolla të fëmijëve ata shprehen se janë dakort por me kusht që fëmijëve t’iu ofrohen mundësitë për respektimin e masave të sigurisë.
Ata të cilët duket se janë përshtatur tashmë me rregullat e reja janë gjimnazistët.
Ndërkohë nga ana tjetër tashmë që ka filluar edhe pajisja me libra, librashitesit shprehen se ka një interes të ulët për të marrë libra të rinj sidomos nga gjimnazit./elbasaniflash.al