Elbasani/ Banda që si bindet më politikës,nyja gordiane e 2025!

0
185

Nga Erion Murataj

Ka tashmë 2 vite që Elbasani ka kthjelluar horizontin e tij.
Përjashtuar ndonjë të çmendur apo i vdekur i pakallur politik askush tjetër nuk artikulon më togë-fjalëshin “Elbasani qyteti i bandave”.
Unë nuk di që bandat zhduken me dëshirën e vet.
E pra ne që jetojmë në Elbasan apo Shqipëri s’kemi dëgjuar apo parë ndonjë bandë Elbasani pas hekurave me show-n e zakonshëm të propagandës.
Elbasani ka qetësi sepse s’ka banda dhe sepse ata njerëz që fëlliqësirat politike të dy kampeve i quajnë “banda” për interesat e tyre kanë kthjelluar me sa duket shikimin.
Fati i keq dhe lufta vrastare për interesa politike nuk ngjit më në Elbasan.
Militantizmi ka rënë dhe veç idiotëve politik të strukturave apo punonjësve analfabet të administratës që ka emëruar partia askush tjetër nuk sakrifikohet për të panderët e 33 viteve .
Ka një kthjellim dhe të nënpunësve të aftë dhe të intelektualëve se zullumi s’mund të mbysë më si viktim nevojtarët .
Ka një qartësim të “çunave” që nuk janë më mercenar e jeninçer të atyre që jo pak herë i kanë prer në besë.
Mesa duket të panderët e ylberit politik do kenë sfidë në 2025 nga “banda e përbashkuar” e Elbasanit.
E meqë dita e punës ka shkuar 30 mij të 1 majit gjasat janë që vota s’do blihet më me një thes miell apo me një 50-çe .
Ndodhur në këto kushte modeli i ç’berë i Elbasanit të “BANDAVE” do të jetë efekt domino e për shumë qarqe të tjerë.
Kursi ka ndërruar dhe në optikën politike të panderët e politikës 33 vjeçare duhet të bëhen bashkë për ti bërë ballë “bandës” së përbashkuar të Elbasanit për të zgjidhur nyjen gordiane tek e cila ka filluar të kycet çdo i kthjelluar e i neveritur me të paburrat e politikës .
Kam bindjen se ashtu si në Elbasan dhe në çdo qark tjetër të Shqipërisë “bandit” përball pushtetit të Saliut , Like-s e Lulit do jetë çdo qytetar që ha bukën e tij .
Nuk ka lajm në këtë që them, jemi mësuar të na quajnë “bandit” okupatorët që nga koha e Romës së lashtë.
Rëndësi ka mos kemi vëllavrasje në Elbasan e gjithë Shqipërinë .