Si një qytet i cili ofron mundësi vetëm për zhvillimin e turizmit historiko-kulturor, Elbasani është duke kaluar periudhën më të keqe përsa i përket vizitorëve.
Si asnjëherë më parë këto 6 muajt e fundit qyteti është vizituar vetëm nga dy grupe të vogla turistesh.
Një nga atraksionet e cila mund të ndihmojë turizmin vendas në tërheqjen e turistëve është edhe monumenti kulturor në qendër të qytetit “Bazilika e Bezistanit” por që fatkeqësisht nuk është i vizitueshe.
Janë të shumta premtimet e bëra nder vite nga pushtetarët për të ndërhyrë dhe për ta kthyer këtë “perle” të Elbasanit në një destinacion turistik të mirëfilltë por siç duket qartë edhe nga pamjet asgjë nuk është bërë.
Të revoltuar shprehen edhe qytetarët per mënyrën se si ka mbetur ky monument kulture.
Kanë kaluar tashmë më shumë se 10 vite qëkur ky vend u zbulua por deri me tani nuk ka asnjë ndryshim. I gjithë monumenti qëndron i mbuluar prej vitesh dhe vizitorët e kanë të pamundur të shijojne bukuritë e tij. Nga ana tjetër vetë bazilika nuk ka asnjë mbrojtje dhe shpesh here fëmijët luajne në të duke rrezikuar ta dëmtojnë.
Nëse në këtë vend do të investohej ashtu siç është premtuar vazhdimisht, padyshim numri i vizitorëve do të ishte më i madh dhe kjo do te perkthehej në të ardhura jo vetëm për bizneset lokale por edhe vetë qytetin.
Elbasaniflash.al