Elbasani forcon mbrojtjen, prezanton futbollistin malazez

0
79

Klubi i Elbasanit ka bërë zyrtar me një postim në rrjetet sociale afrimin e një qendërmbrojtësi që i është bashkuar skuadrës së drejtuar nga Roberto Bordin.

Futbollisti Emir Azemoviç i është bashkuar tashmë verdhebluve dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme e prapavijës së skuadrës e cila synon që në këtë edicion të mos shohë vetëm për mbijetesën, por edhe për të hyrë në “Final Four”.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar i bashkohet Elbasanit pas eksperiencave në kampionate të njohura si ai portugez, polak, slloven e serb, ndërsa pritet që të jetë titullar fiks në radhët e ekipit për sezonin e ri.