Elbasani “kampion” për drithra dhe patate

0
103

Në vitin 2021, prodhimi i perimeve është 1.338.218 tonë, duke
shënuar rritje vjetore me 3,28 %, krahasuar me vitin 2020. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 541.792 tonë, Tiranë me 133.579 tonë dhe Berat me 131.830 tonë.
Prodhimi bujqësor (mijë tonë)

Prodhimi i drithërave në vitin 2021 është 691.353 tonë, duke shënuar rritje me 1,04 %, në krahasim me
një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të drithërave u arrit në qarkun e Fierit me 168.385 tonë, pasuar nga qarqet Elbasan me 98.249 tonë dhe Korçë me 85.094 tonë.
Në vitin 2021, prodhimi i patates është 258.862 tonë, duke u u rritur me 1,56 %, në krahasim me vitin
2020.

Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit të patates në vend janë, Korça me 63.418 tonë, Fieri me 44.636 tonë dhe Elbasani me 29.986 tonë.

Krahasuar me një vit më parë ulje ka shënuar
prodhimi i fasules me 12,98 %.

Perimet e njoma përfaqësojnë 66,48 % të perimeve gjithsej ndjekur nga bostanoret me 24,03 % dhe perimet e thata me 9,48 %. Në vitin 2021, u prodhuan 889.693 tonë perime të njoma duke shënuar rritje prej 1,69 %, gjithashtu prodhimi i bostanoreve dhe perimeve të thata kanë shënuar nje rritje respektivisht me 7,60 % dhe
4,11 %, krahasuar me vitin 2020. Në grupin e perimeve të njoma, kulturat përfaqësuese, janë domatja me 35,35 %, kastraveci 13,28 %
dhe speci 11,17 %. Në grupin e perimeve të thata, qepa e thatë përfaqëson 85,32 % ndaj prodhimit gjithsej, ndërsa në grupin e bostanoreve shalqini përfaqëson 84,25 % të prodhimit të këtij grupi.Qarku me përqindjen më të lartë të prodhimit të perimeve në serra ndaj prodhimit të perimeve gjithsej
është Berati me 64,62 % dhe Fieri 27,79 %, përqindja më e ulët është shënuar në qarkun Korçe dhe
Gjirokastër 0,16 % dhe 0,42 %. /elbasani flash