Elbasani me kofiçent 683 për kriminalitetin

0
126

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2022  është 920, duke shënuar një ulje të lehtë në krahasim me vitin 2021, ku koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 1002.

Siç rezulton nga të dhënat e publikuara nga Prokuroria e Përgjithshme, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit në vitin 2022 e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër.

Në lidhje me koeficientet e  kriminalitetit për 100,000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistikore rezultojnë si më poshtë:

Në qarkun Berat koeficienti i  kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2022 është 591; ku konsiderohet si më I ulëti, ndërsa në qarkun Gjirokastër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1386, duke fituar kështu statusin si qarku me kriminalitetin më të lartë.

Edhe pse mbahen si dy zonat ku kanë ndodhur krime tronditëse qarku I Elbasanit dhe I Shkodrës sipas Prokurorisë së Përgjithshme kanë kriminalitet jo shumë të lartë. Konkretisht në qarkun Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë  është 683; Ndërsa në qarkun Shkodër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 946.  Në Tiranë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë  është 1006.

Raporti që zënë veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2022, është 29,45 %, pra krimet më të zakonshme janë në këtë kategori veprash penale. Ndërsa vjedhja e pasurisë në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2022, është 26,16 %./Panorama.com