Prej dy javësh banorët e lagjes “Çlirimi” në Elbasan janë duke jetuar me plehrat. Kontenierët e mbetjeve që gjenden këtu sipas asaj që thonë banorët nuk pastrohen dhe kjo ka bërë që ndotja të kthehet në një problem serioz për ta.
Këto pamje vijnë nga Elbasani. Prej më shumë se dy javë plehrat nuk largohen nga lagjja “Çlirimi”.
Kartonë, mbetje plastike dhe veshje të ndryshme, mund të gjenden në kontejnerët e vendosur aty dhe zonën përreth.
Banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë, ndërsa apelojnë që institucionet të ndërhyjnë.
“Kanë 15 ditë këtu.”
“Se çfarë të bëjmë nuk e di.”
Ata thonë se për shkak të frikës nga infeksionet nuk i lejojnë as fëmijët që të dalin të luajnë në sheshet e pallateve.
“Derisa janë plehrat jashtë dhe nuk grumbullohen, rrezik infeksioni është.”
Mbetjet nëpër lagjet e Elbasani janë një shqetësim serioz, ndërsa banorët thonë se asnjëherë nuk kanë gjetur zgjidhje përfundimtare nga Bashkia.
ora news