E kishte të nevojshme Elbasani një festë të tillë në fundin e ndeshjes, sidomos pas një jave të trazuar nga humbja në Vlorë ndaj Flamurtarit. Një festë krejt legjitime, duke parë atë që verdheblutë prodhuan në fushë përgjatë 90 minutave përballë Tomorit, duke e mundur në shifrat e thella 4 me 0.
Në një ndeshje të dominuar tërësisht nga të besuarit e Nevil Dedes, elbasanasit fituan me dopietën e brazilianit Leo Melo, autogolin e Abarës dhe rrjetën e Bedri Grecës. Një tri pikësh që i jep verdhebluve vendin e dytë në klasifikim dhe vijon të jetë në ndjekje të Bylisit kryesues. Sakaq, sërish sportëdashësit mbushën stadiumin, me afro tre mijë të pranishëm që gjatë gjithë kohës mbështetën ekipin. Në fundin e sfidës, tekniku Nevil Dede, e cilësoi të rëndësishme fitoren edhe për aspektin moral të skuadrës.
Dede kërkon tani nga skuadra vazhdimësinë në rezultate dhe shpreson tek rikueprimi i lojtarëve të dëmtuar.