Elbasani nënshkruan me trajnerin serb, që më parë ishte te Skënderbeu

0
2

AF Elbasani ka nënshkruar me trajnerin serb Ivan Gvozdenovic.

Ivan Gvozdenovic do jetë trajneri i ri i AF Elbasanit në Superligë.

46-vjeçari serb do pasojë Roberto Bordin, i cili paraditen e djeshme dha dorëheqjen nga stoli i skuadrës.

Katër ditë ka zgjatur ‘papunësia’ e Gvozdenovic, i cili deri më 30 nëntor ka qenë trajneri i Skënderbeut, aty ku drejtoi ekipin për dy vite dhe u largua për rezultate jo të mira.

Tanimë ish-mbrojtësi ka detyrën për të kapur zonën “Final 4” me AF Elbasanin.

Drejtuesit e verdhebluve nuk kanë humbur kohë dhe ia kanë besuar ekipin një emri që e njeh mirë futbollin shqiptar.

AL-Faisaly, Al-Mojzel, Radnicki, Foresta Suceava, Saham dhe Skënderbeu, këto kanë qenë klubet ku Ivan i ka drejtuar si trajner./GazetaExpress/