Elbasani ,një qytet turistik

0
411

Në  çelje të  sezonit turistik çdokush mund te vizitoje  qytetin e Elbasanit duke respektuar masat per distancimin social duke u njohur me bukurinë dhe historinë  e kalasë së Elbasanit me objektet karakteristike dhe monumentet e shumta të kulturës që ndodhen në të.

Mund te vizitoni  Muzeun Etnografik për të njohur më nga afër traditat dhe kushtet e jetesës së popullit elbasanas në fund të shekullit të XVIII – në fillim të shekullit XIX.

Elbasani ka dhe mjaftë monumente të natyrës në periferinë e tij si Byshekun, Llixhat Termale, Gjinari turistik dhe historik, Pylli aluvial i Shushicës , Liqenet e Seferanit dhe plot vende të tjera interesante.
Një veçori kulturore e tradicionale është dhe mikpritja  vendase dhe gatimet e shijshme tradicionale të elbasanllive. Elbasani ndodhet pranë Tiranës dhe mundësija për ta vizituar është e lehtë.

Elbasaniflash.al