Elbasani “përzë” turistët/ Duan të shkojnë në Gjinar, por s’ka as rrugë e as investime

0
263

Pika turistike e Gjinarit në Elbasan dita ditës po  humbet vizitorët dhe turistët pasi edhe ky vit e gjen pa investime dhe me probleme të theksuara sa i takon infrastrukturës.

Kjo është rruga që të çon drejt fshatit Gjinar në Elbasan.

Edhe pse fshat turistikë që tërheq qindra vizitorë çdo vit, asnjë investim nuk është bërë në zonë, sidomos në infrastrukturë.

Ata që pavarësisht rrugës zgjedhin ta vizitojnë zonën, ngrenë shqetësimin për mungesën e investimeve.

“Gjinari është një përrallë për zonën e Elbasanit. Unë vij me familjen këtu po rruga është problem. Po të rregullohet rruga do të ishte shumë mirë,” tha ai.

“Më pëlqen shumë si fshat, po rrugët i paska…” thonë vizitorët.

Thonë se rruga bën që ata të mos rikthehen në fshat.

“Është vend shumë i bukur, turistik, por s’ka investime fare.

Rruga është problemi kryesor këtu,” thonë ato.

Për nga bukuria natyrore,ushqimi bio dhe ajri i pastër, Gjinari është vendi ideal për të kaluar ditët e nxehta të verës, por bashkia dhe qeveria duket se nuk e kanë në planet e tyre investimin atje.