Elbasani po shpopullohet dita ditës

0
633

Çdo vit Elbasani është duke pësuar rënie përsa i përket popullsisë. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se Elbasani dhe Fieri janë dy qarqet me reduktimet më të mëdha të popullsisë, që nga viti 2001, kur INSTAT raporton të dhënat. Të dy këto qarqe kanë humbur nga rreth 92 mijë banorë në dy dekadat e fundit.

Ky fakt verehet edhe nga vetë qytetarët elbasanas të cilët shprehen se arsyeja që të rinjtë, kryesisht largohen janë ato ekonomike e sidomos papunesia.
Ndërsa të rinjtë shprehen se nëse do të kishin një mundësi për tu larguar do te iknin nga Shqipëria pa u menduar.

Dikur qendra e Elbasanit popullohej nga te rinjtë ndersa sot pjesa më e madhe e tyre janë të moshuar./ Elbasaniflash