Elbasani thyen rekord! Për herë të parë pas 40 vitesh nuk ndodh asnjë vrasje

0
2

Në analizën vjetore për vitin 2024 në qarkun e Elbasanit i pranishëm ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda.
Elbasani shënon rekord se që prej vitit 1989 nuk ka ndodhur që përgjatë një viti të mos ndodh asnjë *vrasje*.
Viti 2024 për Elbasanin është mbyllur me bilanc zero vrasje.
Ky është një rezultat dhe tregues që vlerëson sektorin e Hetimit të Krimi në Drejtorinë e Policisë Elbasan dhe gjithashtu Prokurorinë e rrethit drejtuar nga Kreshnik Ajazi.