Elbasani u zgjua me maskë sot
Të shumtë, nga i madhi tek i vogli, nga gjyshërit tek të rinjtë e fëmijët kishin mbuluar buzëqeshjen me maskë.
Në rruge kishte dhe ndonjë “të pabindur” të aktit normativ për mbajtjen e maskës, që hyri në fuqin ditën e sotme.
Mosmbajtja e maskës gjobitet me 3 mijë lekë të rinj, ndërsa përsëritësit do të duhen të paguajnë 5 mijë lekë të rinj.
Pagesa e gjobës do të bëhet përmes faturës së energjisë elektrike.