Elbasani për herë të parë voton elektronikisht.
Në bashkinë ELBASAN për herë të parë votimi është elektronik dhe ushtrojnë të drejtën e votës 171 700 qytetarë. Në qytet janë 107.700 votues, ndërsa në Nj. A janë 63. 800 votues. Qendra votimi në total janë 224, ndërsa në Elbasan janë 122 Qv. Votimi elektronik është në 224 QV.
Kandidojnë dy persona për postin e kryebashkiakut. Gledian Llatja i PS rikandidon për një mandat të dytë ndersa ish deputeti i Elbasanit Luçiano Boçi kandidon nën siglen e koalicionit Bashkë Fitojmë.
Bashkia PEQIN, në total ka 46 Qv. 11 në Peqin, dhe 35 Qv në 5 Nj. A. Kandidojnë për herë të parë të dy emrat e listës.Bukurosh Maçi i PS dhe Mustafa Pashja nga Bashkë Fitojmë.
Bashkia GRAMSH, Votues 27020, 48 Qv, Kzaz 1 (51 Gramsh). Kandidatë janë ish deputeti Besion Ajazi nga PS dhe Hasim Çekrezi
Bashkia LIBRAZHD, 55 qendra votimi, ndërsa votues 33.070. nga PS kandidon për një mandat të parë Mariglen Disha ndersa nga Bashkë Fitojmë. Shefki Çota
Bashkia PRRENJAS, 39 Qv, dhe 25 569 VOTUES
Rikandidon për një mandat të dytë kryebashkiaku aktual Nuri Belba, perballë tij do të jetë në garë e vetmja femer e përzgjedhur si kandidate ne qarkun e Elbasanit Suzana Topi nga Bashkë Fitojmë.
Bashkia CËRRIK, Gjithsej jane 37.700 votues. 58 qendra votimi. Rikandidon për mandat të dytë Andis Salla i PS dhe nga Bashkë Fitojmë Servet Duzha.
Bashkia Belsh , janë 40 Qv dhe 26.160 rikandidon për një mandat të 3 Arif Tafani i PS dhe per herë të parë nga Bashkë Fitojmë Bedri Qypi