ELBASAN\KËSHILLIT BASHKIAK I PROPOZOHET MIRATIMI PËR NDRYSHIMIN E PAGAVE TË PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS

0
757

Në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak të Elbasanit e cila do të mbahet më datë 13.09.2023 disa nga nga pikat kryesore të cilat do t’u propozohen antarëve të këshillit për tu miratuar janë:

-Miratimi I ngritjes, përbërjes dhe funksionit të Komisionit të Strehimit në Bashkinë Elbasan.

-Miratimi I formualës së pikëzimit për aplikantët në programet e strehimit social.

-Miratim I ndryshimit të nivelit të pagave, në zbatim të vendimeve përkatëse të vendimit të Këshillt të Ministrave si dhe shpërndarjes së numrit të punonjësve të administratës së bashkisë dhe institucioneve vartëse.

Në mbledhjen e cila do të mbahet pas disa ditësh pritët të merren vendimet më anë të votave të Këshillatrëve të cilët do të vendosin nëse do ti pranojnë propozimet apo do ti hedhi poshtë. Kujtojmë që pas zgjedhjeve të 14 Majit Këshilli Bashkiak I Elbasanit përbëhet nga elementë të rinj dhe ka përfshirje më të gjërë sa I takon ngjyrimeve politike.\ELBASANI FLASH