Isuf Jevgu është i moshuari, që u gjet pa shenja jete një ditë më parë në lumin Shkumbin, pranë zonës së ish-Metalurgjikut në Elbasan.
Viktima u identifikua pas ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas familjarëve, 78-vjeçari që banonte në lagjen “Skënderbej”, vuante nga skleroza.
Trupi u gjet te hënën rastësisht nga një peshkatar amator, i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet.