Një elektricist i martuar tre herë në Britani është dënuar për ‘bigami’, siç quhet ndryshe “krimi” i martesës së shumëfishtë ilegale, pasi gruaja e tij e dytë zbuloi se ai ishte martuar fshehtas me një të tretë gjatë pushimeve në motelin ‘Holiday Inn’.
Ai u raportua në polici pasi Hayley – e cila ka rikthyer tashmë mbiemrin e saj të vajzërisë Brown – mësoi për martesën e burrit të saj nga një mikeshë në rrjetet sociale.
Kur u pyet për çështjen, Rowlands, nga Ellesmere Port në Cheshire, në veri të Britanisë, insistonte se kishte nisur procedurat e divorcit me Brown, por ‘kishte ngatërruar një dekret të procedurave’ me çertifikatën finale të divorcit.
Siç rezultoi më pas, Rowlands ishte divorcuar nga gruaja e tij e parë në 2004, dhe më pas ishte martuar me Brown në një hotel bregdetar në 2012 para se të ndaheshin disa vjet më vonë.
Ai ishte martuar gjithashtu me 45-vjeçaren e divorcuar Adams ditnë e Shën Valentinit 2020 – ku çertifikata deklaronte në mënyrë të rreme se martesa e tij e mëparshme ishte “shkrirë”.
Pas zbulimit të “bigamisë” së tij, 47-vjeçari raportohet se kishte pësuar një atak kardiak nga stresi, u tha në gjyqin e çështjen në Chester.
Rowlands fillimisht kishte mohuar bigaminë, e cila në Britani dënohet me deri në shtatë vjet burg.
Por më pas pranoi krimin dhe u dënua me gjobë 456 paundë dhe £346 në kosto gjyqësore.
Ai tani duhet të paguajë kostot e finalizimit të divorcit me Brown dhe të legalizimit të martesës me Adams.
Infermierja Adams, ndoqi gjyqin në sallë për të mbështetur burrin e saj të ri, megjithë akuzat.
Avokati i Rowlands, Stephen Ferns tha tha: ‘Hayley nuk ka pësuar asnjë dëm si rezultat i kësaj që ka ndodhur, ajo donte të divorcohej nga zoti Rowlands, aq sa ka ndryshuar dhe emrin.”
Ferns shtonte se Rowlands tashmë vuan nga ankthi, që është përkeqësuar nga paraqitjet në gjyq.
Sipas raportimeve të policisë britanike, vitin e kaluar ka pasur rreth 500 denoncime për bigami në dhjetë vitet e fundit, por vitin e kaluar është shënuar një rritje prej 18 përqind.