Elis Halili flet pas zgjedhjes si kryetar i Bashkisë së Vlorës: Fokusi te zbatimi i projekteve

0
2

Në fjalën e tij të parë sapo u zgjodh kryetar i komanduar i Bashksië së Vlorës, Elis Halili tha se fokusi i tij gjatë kësaj periudhe tranzitore, do të jetë zbatimi i të gjithë projekteve që e bëjnë më të mirë jetesën e qytetarëve.

“Do të doja që në këtë sallë të ishin të gjithë këshilltarët. Dua të kuptoni që të gjithë në këtë sallë janë qytetarë të Vlorës. Unë jam Elis Halili kam lindur dhe jam rritur në qytetin e Vlorës. Jam inxhinier ndërtimit. Prej 7 vjetësh në qytetin e Vlorës. Kam drejtuar dhe kam qenë pjesë e zbatimit të projekteve të këtij qyteti. Për mua është kënaqësi dhe detyrim që të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak më kanë besuar për të qenë një nga nënkryetarët për të drejtuar bashkinë në këtë periudhë tranzitore. Fokusi ynë kryesor gjatë kësaj periudhe tranzitore do jetë në zbatueshmërinë e të gjithë projekteve që e bëjnë më të mirë jetesën e të gjithë qytetarëve”.

Mes debateve dhe pas bojkotit të këshilltarëve të opozitës, Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjodhi Elis Halilin Kryetar të përkohshëm të Bashkisë së Vlorës.